Qeveria holandeze në prag të kolapsit, kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Qeveria holandeze në prag të kolapsit, kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë një përballje parlamentare që mund të çojë në dorëheqjen e tyre, duke e zhytur vendin në një krizë politike të paprecedentë. Dhoma e Përfaqësuesve në Hagë do të debatojë një mocion mosbesimi që mund të çojë në dorëheqjen e parakohshme të Schoof ose të gjithë kabinetit të tij, raporton Bloomberg. Me qeverinë e tij tashmë në tranzicion pas rënies së qeverisë së koalicionit katërpartiak në qershor, ekziston një vakum në rast të një vote mosbesimi. Të premten, një parti e qendrës së djathtë u largua nga koalicioni për shkak të mosmarrëveshjeve mbi masat më të ashpra kundër Izraelit për shkak të luftës në Gaza. Largimi...