Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sondazhi i Reuters/ A duhet t’i sanksionojë Trump partnerët tregtarë të Rusisë? Ja çfarë mendojnë amerikanët
Shumica e amerikanëve mbështesin vendosjen e sanksioneve ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë si një mënyrë për të ushtruar presion mbi Moskën që t’i japë fund luftës së saj në Ukrainë, sipas një sondazhi të ri të Reuters/Ipsos. Sondazhi tre-ditor, i cili përfundoi të dielën, zbuloi se 62% e të anketuarve mbështesin vendosjen e sanksioneve ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë, një strategji që presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka miratuar pjesërisht dhe ka kërcënuar ta zgjerojë duke përfshirë Kinën. Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, duke shkaktuar konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 1 milion njerëz janë vrarë ose plagosur nga të dyja palët, përfshirë mijëra civilë kryesisht ukrainas, sipas...