Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fotot/ Policia i fik Call Center-in “Denzel” të kokainës në Angli! Dënohen 6 shqiptarë
Gjashtë shtetas shqiptarë, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal nga Ballkani Perëndimor, janë dënuar me mbi 28 vite burg gjithsej nga Gjykata e Lartë e Swindon, pas një hetimi të thelluar për shpërndarjen e kokainës në qytet. Sipas komunikatës të policisë Wiltshire të cilës i referohet Top Channel, pas një operacioni gjashtëmujor, Njësia për Krimin e Rëndë dhe të Organizuar në Wiltshire identifikoi banesa dhe automjete që ishin përdorur për fshehjen e drogës, si dhe organizatorët e shpërndarësit kryesorë të rrjetit. Në qendër të këtij aktiviteti qëndronte 32-vjeçari Saimir Neziraj, i cili drejtonte grupin e shpërndarjes së kokainës të njohur me emrin “Denzel”. Ai organizonte blerjen, mbledhjen e parave dhe furnizimin e linjës me drogë. Ndërkohë, Edmir Beqiri ruante kokainën në Swindon, ndërsa Ardian...