Dyshime për spiunazh te Lista Serbe, arrestohet piloti kroat i KFOR dhe e dashura e tij serbe

Dyshime për spiunazh te Lista Serbe, arrestohet piloti kroat i KFOR dhe e dashura e tij serbe

të arrestuarit SERBI- Një shtetase serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Hetimi ndaj tyre është zhvilluar nga policia kroate në bashkëpunim me Europolin. Sipas gazetës kroate Index, dyshimet janë se piloti kroat i ka siguruar të dashurës së tij informacione konfidenciale, të cilat më pas ajo i ka përcjellë tek Lista Serbe. Të dy të dyshuarit u intervistuan të mërkurën, ndërsa pritet vendimi gjyqësor ndaj tyre. Piloti ka qenë i angazhuar edhe në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe dyshohet se i ka zbuluar partneres së tij detaje mbi lëvizjet e trupave ndërkombëtare dhe të komunitetit serb në veri të Kosovës, duke filluar nga fundi i vitit 2022. Hetuesit...