Çfarë sjell pjesa e dytë, e sezonit të dytë të ‘Wednesday’?

Çfarë sjell pjesa e dytë, e sezonit të dytë të ‘Wednesday’?

Seriali gotik më i dashur i Netflix, “Wednesday”, rikthehet më 3 shtator 2025 me pjesën e dytë të sezonit të dytë, dhe me të, një stuhi e re misteresh, kërcënimesh të errëta dhe fytyrash të njohura e të reja që do të tronditin botën e Nevermore Academy. Pasi katër episodet e para të sezonit u publikuan në gusht, pritshmëritë për pjesën e dytë janë rritur ndjeshëm, falë zbulesave befasuese dhe narrativës që ka marrë një kthesë të errët. Këtë herë, Wednesday Addams nuk është më vetëm një nxënëse e re në një shkollë të çuditshme, ajo është një hetuese e ftohtë në një luftë të heshtur mes të vërtetës dhe iluzioneve që e rrethojnë, përcjellë KultPlus. Një nga momentet më të bujshme është rikthimi i...