Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Nga udhëtimet e gjata me autobus, te koncertet madhështore: Historia e violinistes Pathrycia Mendonça
Pathrycia Mendonça, violiniste 26-vjeçare venezueliane, ka përjetuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm: nga të udhëtuarit me autobus për tetë orë për mësime violine në Barquisimeto, deri te skenat më ikonike, si Wembley Stadium, ku do të performojë për 10 netë me Coldplay, si pjesë e Simón Bolívar Symphony Orchestra. Megjithëse fluturimi drejt Londrës zgjati 12 orë dhe i la pas shtëpinë dhe vogëlushen 10-muajshe, Mendonça ka plot energji teksa nis provat në Air Studios, në veri të Londrës. “Kur isha 12-vjeçare në Venezuelë, udhëtoja me autobus nga Barquisimeto për në Caracas. Lëvizja natën për të mbërritur në mëngjes, doja të mësoja violinë, dhe në mesditë kthehesha me nënën time. E bëja çdo javë. Kjo më solli këtu, tani.” – u shpreh Mendonça. Ajo është jo vetëm...