Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, akuzohet se ndërtoi resortin luksoz ‘Saint Michelle Residence’ pa leje në Durrës!
Fotot tregojnë resortin luksoz ‘Saint Michelle Residence’, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar sot nga Policia ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashki, Ardian Halili. Ky i fundit akuzohet se e ka ndërtuar resortin pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë (viti 2017). Godina, shtëpi, ambiente luksoze me palma dhe pishina, për të cilat po bëhen aktualisht hetime të thelluara, nëpërmjet shqyrtimit edhe të dokumentacioneve në Kadastër. Kompleksi, i njohur si “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, përmban ambiente luksoze, pishina dhe struktura banimi. Megjithëse fillimisht policia raportoi për ndërtim të disa shtëpive të pushimit pa leje, hetimet e thelluara sugjerojnë se i gjithë kompleksi mund të jetë ndërtuar në paligjshmëri të plotë. Organet kompetente po hetojnë edhe dokumentacionin pranë Kadastrës për...