Ardian Halili – Resorti luksoz “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”
DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga Ardian Halilin, ish-kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e qytetit bregdetar, nën akuzën për ndërtim të paligjshëm. 55-vjeçari akuzohet se në vitin 2017 ka ngritur një resort pa leje në zonën e Shetajt, Ishëm, gjatë kohës që ishte në detyrë. Ndërsa autoritetet e zbuluan paligjshmërinë këtë gusht të 2025-ës.
Policia e Durrësit njoftoi, se ish-zyrtari ra në pranga këtë të mërkurë nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomiko Financiar: “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, bëri me dije policia vendore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.”
Bëhet fjalë për objektin e njohur si “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”. Resorti përfshin ambiente luksoze, pishina dhe struktura banimi. Hetimet e nisura po shtrihen edhe mbi dokumentacionin pranë Kadastrës, pasi dyshohet se i gjithë kompleksi është i ndërtuar në paligjshmëri, ndonëse në njoftimin fillestar policia fliste për disa shtëpi pushimi pa leje.
Halili është shkarkuar nga posti i drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në vitin 2021. Ai ka deklaruar se kontrata i është ndërprerë nga Bashkia që në mars të atij viti, ndërsa vetë institucioni vendor ka bërë me dije se ai kishte dhënë dorëheqjen./ZËRI
736245460
377309518 467×350
377309491
377309124 467×350
