Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Elon Musk padit Apple dhe OpenAI
Elon Musk ka përshkallëzuar konfliktin e tij me OpenAI dhe Apple, duke i paditur gjigantët e teknologjisë për favorizim në tregun e aplikacioneve të inteligjencës artificiale. Startupi i tij i AI-së, xAI, ngriti padi në një gjykatë në Teksas të hënën (25 gusht), duke akuzuar kompanitë për “një komplot për të monopolizuar tregjet e telefonave inteligjentë dhe chatbot-ëve gjenerues të inteligjencës artificiale”. Ky veprim ligjor vjen pas kërcënimeve të fundit të Musk në platformën X, ku ai akuzon Apple për praktika të padrejta në sistemin operativ iOS. “Apple po sillet në një mënyrë që e bën të pamundur për çdo kompani të inteligjencës artificiale përveç OpenAI të arrijë vendin e parë në App Store, gjë që është një shkelje e qartë e antitrustit”, shkroi Musk...