Tiranë/ Zbulohen dy ambiente të përshtatura për lojëra fati, procedohen 4 persona, shpallen në kërkim dy shtetas kinezë

Tiranë/ Zbulohen dy ambiente të përshtatura për lojëra fati, procedohen 4 persona, shpallen në kërkim dy shtetas kinezë

Dy ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit të paligjshme janë zbuluar dhe goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Jackpot”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar. Operacioni është finalizuar pas kontrolleve të ushtruara në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku u identifikuan dy lokale të përshtatura për organizimin e aktiviteteve të paligjshme në Mjull Bathore dhe Vaqarr. Në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme janë proceduar penalisht shtetasit B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç, G. Ch., 43 vjeç, shtetas kinez. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë kinezë, të identifikuar si W. Zh dhe Y. L., për të...