Koleksioni i rrallë ‘Geschichte des osmanischen Reiches in Europa’, pasuron fondin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Koleksioni i rrallë ‘Geschichte des osmanischen Reiches in Europa’, pasuron fondin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Bibliotekës Kombëtare ka njoftuar se është pasuruar së fundmi me një nga veprat më të rëndësishme dhe voluminoze të historiografisë evropiane të shekullit XIX: “Geschichte des osmanischen Reiches in Europa” (Historia e Perandorisë Osmane në Evropë), një koleksion prej 11 vëllimesh që tashmë është pjesë e fondit të saj të çmuar. “Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka pasuruar fondin e saj me një nga veprat më të rëndësishme shumëvëllimëshe të historiografisë evropiane të shekullit XIX: “Geschichte des osmanischen Reiches in Europa” (Historia e Perandorisë Osmane në Evropë), një koleksion 11-vëllimesh, pjesë e serisë prestigjioze Geschichte der europäischen Staaten (Historia e shteteve evropiane) të botuar nga A.H.L. Heeren dhe F.A. Ukert, midis viteve 1840 dhe 1863. Nëntë vëllimet...