Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Do kemi flotën tonë të avionëve”/ Rama për zjarret: Ndihma nga ajri nuk na ka munguar falë BE
Pas verës që sfidoi si asnjëherë Shqipërinë nga zjarret, kryeministri Edi Rama mbajti sot ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve. Rama iu përgjigj edhe kritikave se përse Shqipërisë i mungon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarreve. “Kur dëgjojmë zërat përse Shqipëria nuk ka avionë, avionët nuk janë magjistarë, ndihmës të fuqishëm që nuk na kanë munguar falë mekanizmit të europian të mbrojtjes civile por s’janë të plotfuqishme. 22 avioni nuk e penguan dot përbindëshin e flakëve në Izmir, ashtu sikurse nuk u shmang dot shkrumbimi në Los Aangelos. Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë dhe ne do kemi së shpejti flotën e avionëve tanë që do...