Trifon Murataj kërcënoi në telefon krerët e policisë, u kërkoi të mos i kontrollohen arkat me banane për kokainë pasi po i dëmtojnë biznesin

Trifon Murataj kërcënoi në telefon krerët e policisë, u kërkoi të mos i kontrollohen arkat me banane për kokainë pasi po i dëmtojnë biznesin

Në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë. Kërkohet nga drejtësua si i dyshuar si trafikanti më i madh i kokainës, përmes Portit të Durrësit, por kërcënon drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit që të mos i kontrollojnë arkat me banane, të cilat në shumë raste kamuflojnë ngarkesat me kokainë. Bëhet fjalë për Trifon Muratajn, bosin e kompanisë Zico të Bana King, e damkosur tashmë si një kompani kokaine. I skeduar edhe nga DEA amerikane si një El Chapo shqiptar, Trifon Murataj, është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare në 4 nëntor 2022, për trafik sistematik kokaine nga vendet e Amerikës Latine, përmes importit të bananeve. Sipas disa raportimeve mediatike, Murataj i ka zgjidhur punët, duke hequr masën e sigurisë përmes Gjykatës së Durrësit, por statusi...