Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Rrezikuan jetën për të shpëtuar të tjerët”/ Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve: “Në Delvinë flakët kërcënuan lagjet e vjetra. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëse morën çdo iniciativë duke rrezikuar jetën për të shpëtuar qytetin, një oficer policie e sfidoi vdekjen për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Morën në krahë dhe të moshuarit që nuk pranonin. Shpëtuan jetë të tjera, pa e çarë kokën për etjen dhe rraskapitjen. Janë fjalë të shqiptuara në vijën e zjarreve dhe mes tyre ka dhe jetë të dyta. Kronika e zjarreve të kësaj vere mund të vazhdojë, 10 mijë forca mbeten të gatshme. Mijëra njerëz me uniformë derdhin energjitë e tyre në një përkushtim që...