Ardit Domi dhe Lorenc Cali
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për dy të rinjtë, Ardit Domi dhe Lorenc Çali, të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të forcave te policisë, teksa këta të fundit u ishin vënë në ndjekje. Të dy të rinjë janë paraqitur paraditen e sotme para togave të zeza, edhe pse Ardit Domi me plagë të rënda që pësoi gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.
Vendimi
Vendimi
Por, si ndodhi ngjarja?
Ajo që nisi si një grabitje, përfundoi keq. Ngjarja që mund të kishte rezultuar tragjike për dy të rinjtë por edhe efektivët që u përballën me rezistencën e tyre të armatosur, nisi në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës–Tiranë, në Sukth, në vendin e njohur si “Çifligu”, ku një patrullë policie dalloi një makinë që ishte denoncuar si e vjedhur më 20 gusht. Kjo makinë, më datë 21 gusht, ishte përdorur në një grabitje në një karburant në Sukth, ku u morën lekët e xhiros ditore.
Në këtë moment, patrulla iu vu në ndjekje mjetit në autostradë, i cili nuk iu bind shenjës së ndalimit. Gjatë rrugës, shpejtësia me të cilën po ecte makina bëri që në Vorë ajo të dilte nga rruga. Por dy të rinjtë nuk ndaluan. Ata nisën të qëllonin me armë zjarri, e dyshohet se përdorën kallashnikov ndaj Policisë së Shtetit. Shërbimet që ishin në vendngjarje, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.
Njëri nga dy të rinjtë, Ardit Domi, 28 vjeç, u plagos dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që Lorenc Çali vijoi rezistencën me armë zjarri. Ai u neutralizua dhe u arrestua. Në automjet u gjet një armë zjarri automatike me 2 krehra.
Ardit Domi
Lorenc Çali
Por, kush janë dy të rinjtë?
Nga një vëzhgim i fotove të tyre, shihet se të dy janë të dhënë pas makinave, palestrës dhe veshjeve me brande të dukshme, edhe pse imitime. Tashmë të dy janë nën arrest dhe duhet të përballen në gjykatë me disa akuza, duke nisur nga vjedhja, vjedhja me dhunë, e deri te tentativa për vrasje të punonjësve të shtetit gjatë kryerjes së detyrës./ZËRI
wmremove transformed 4
dewatermarkai 1756285831572
900 0 1756040277x8569204f e8ef 4cf5 8cad 09631c92723b 195
900 0 1756040280x3b48da02 c67c 4580 94fe cd14311e7d3c 496
