Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit
Një përplasje e ashpër ka shpërthyer në Komisionin e Prokurimit Publik gjatë javëve të fundit në lidhje me tenderëte e AKSHI-t. Më e fundit ka të bëjë me tenderin e shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me fond limit rreth 2.6 milionë euro, për ndërtimin e platformës kombëtare ACRIS (Albanian Current Research Information System). Kompania INTECH+, në pronësi të Sokol Sinanit, i njohur si ortak i ish-ministrit Ilir Beqaj dhe përfitues i madh i tenderëve të teknologjisë së informacionit, ka dorëzuar dje një ankesë në KPP, ku hedh akuza të forta për paracaktim të fituesit. Në ankesë, Sinani ngre si problem kryesor mungesën e caktimit të kodit CPV, të cilin e cilëson kufizim të drejtpërdrejtë të konkurrencës: “Mospërcaktimi bën të mundur që OE të...