Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka asnjë të ardhme përveçse dështimit

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka asnjë të ardhme përveçse dështimit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për ta zëvendësuar republikën islamike. Duke folur më 24 gusht, ai akuzoi se pjesëmarrësit madje kanë diskutuar mbi emërimin e një monarku. Shirin Ebadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe dhe folëse në konferencën e 14 qershorit, i hodhi poshtë pretendimet e Khameneit, por la të kuptohej se ai kishte arsye të shqetësohej për të ardhmen e regjimit islamik. “Ajo që u diskutua në konferencë ishte se sistemi politik është i paaftë dhe se populli duhet ta rrëzojë, dhe për këtë nuk ka rrugë tjetër veçse uniteti i opozitës”, tha Ebadi për Radio...