Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nga dënimi me vdekje, deri tek sanksionet ndaj Rusisë dhe kritikat për…/ Pikat kryesore nga mbledhja maratonë e Trump me kabinetin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi sot një mbledhje maratonë me kabinetin e tij që zgjati mbi tre orë. Takimi i gjerë përfshiu një sërë temash që preknin politikën e brendshme dhe atë të jashtme, duke nisur me krimin në kryeqytetin amerikan, përplasjet me guvernatorë demokratë, kritikën ndaj Rezervës Federale, zhvillimet në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet me Rusinë, deri tek padi e bujshme ndaj Universitetit të Harvardit. Në fjalën e tij për mediat pas mbledhjes, Trump theksoi se administrata e tij do të ndjekë një linjë të ashpër kundër krimit në Uashington, DC, ku shpalli se do të kërkojë vendosjen e dënimit me vdekje për rastet e vrasjeve. Presidenti nënvizoi se ky vendim do të zbatohet në kryeqytetin amerikan, ndërsa shtetet individuale, sipas...