Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit fshatin Gurëz, në njësinë administrative Fushë Kuqe të Kurbinit.

Sasia e hedhur e lëndës plasëse, e dyshuar artizanale, shpërtheu në portën e jashtme të një banese, duke shkaktuar dëme të lehta materiale.

Sipas raportimeve në media, shënjestra e sulmit ka qenë këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, një figurë e njohur e muzikës dhe televizioneve shqiptare.
Gjatë këqyrjes së zonës përreth, u gjetën dhe u sekuestruan disa gëzhoja plumbash, të cilat raportohet se janë marrë për analiza të mëtejshme.