Gazetarja e Sky News rikthehet për pushime në Shqipëri

Gazetarja e Sky News rikthehet për pushime në Shqipëri

Showbiz E Martë, 26 Gusht 2025 20:40 Gazetarja e televizionit “Sky News”, Yalda Hakim është rikthyer në Shqipëri dhe po kalon disa ditë pushimi me familjen e saj në bregdetin e jugut. E lindur në Kabul të Afganistanit dhe e rritur në Australi, gazetarja ka publikuar në Instagram foto nga momentet që po kalon me familjen në bregdetin e Dhërmiut. “Në Shqipëri, gjithmonë pranë zemrës time. E lumtur që u riktheva”, shkruan ajo. Gazetarja Yalda Hakim, e cila drejton edhe fondacionin “The Yalda Hakim Foundation”, ka një lidhje të veçantë me vendin tonë. Kjo për shkak se Shqipëria strehoi refugjatët e larguar nga Afganistani në vitin 2021.