Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            Presidentja Osmani: Procesi i konstituimit të Kuvendit po zhbllokohet, shpresoj për votimin e Qeverisë së re sa më parë
                            Presidentja e Republikës së Kosovës ka mirëpritur zhvillimet e fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se ky hap po shënon një zhbllokim të situatës institucionale në vend. Ajo ka uruar punë të mbarë dhe në interes të Kosovës kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarëve të zgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi, përcjellë KultPlus. Në reagimin e saj, Presidentja theksoi se pret që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit. Ajo shtoi gjithashtu se pret që Kuvendi të procedojë me votimin e Qeverisë së re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke respektuar vullnetin e qytetarëve. Ky zhvillim vjen pas javësh diskutimesh dhe bllokadash politike rreth konstituimit...