Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kur të gjithë presin qeverinë e re, Rama ikën në Slloveni. Emrat e ministrave mësohen në shtator
Socialistët duhet të presin shtatorin për të mësuar ekipin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Edi Rama ende nuk e ka thirrur Asamblenë, por në zyrën në Kryeministri prej dy ditësh vijon të presë dhe përcjellë vartësit e tij politik. Në ditën e dytë të punës pas kthimit nga pushimet e verës, në selinë e qeverisë ka patur hyrje-dalje të shumta, nga ministrat e kabinetit deri të ish-ministra, si në rastin e Ervin Metes, i shoqëruar me Delina Ibrahimaj. Të hënën Rama ka patur në zyrë edhe përfaqësuesit e PS në Kuvend me në krye, drejtuesen Spiropali. Kryeministri ka diskutuar me ta rolin e Kuvendit për integrimin dhe idenë e mazhorancës për të patur 11 komisione të përhershme, një prej të cilëve...