Pyjet me pishë në Akërni dhe Poro kanë mbi 24 orë që po digjen. Dhe askush spo ndërhyn vërtetë për të fikur flakët. 2 mjete të Zjarrfikëses së Vlorës nuk kanë aspak fuqi të luftojnë me flakët. Ministri dje njoftoi se po merreshin masat, veç këmbësorisë ishin dhe 4 helikopterë në dispozicion por asnjë helikopter nuk është parë në zonë. Pra gënjeu.
Në njoftimin e shpërndarë për media, me dorën e tyre na shkruajtën se helikopterët (forcat ajrore) janë aty për monitorim. Monitorim do të thotë të shikojnë, kontrollojmë, evidentojnë…por jo ndërhyjnë. Kush do e fik zjarrin? Apo presim shiun? Ndoshta po, se shyqyr që ishte shiu i ditëve të fundit se akoma shumë zona të Shqipërisë do të ishin akoma nën pushtetin e zjarrit.
Ndërkohë që Akërni dhe Poro në zonën e Vlorës, zjarri ka që prej ditës së djeshme që po djeg të vetmen hapësirë të gjelbër që qyteti bregdatar ka.
Dhe çfarë është ulëritëse, është se ndërsa mbrëmë pyjet po digjeshin, sipas një burimi mediatik, të gjithë drejtuesit e mëdhenj vendor ishin mbledhur në një ditëlindje, po hanin, pinin e kërcenin nën shoqërinë e këngëtarëve të famshëm shqiptar. Ndërsa Vlora po digjej.
Ndërkohë që edhe sot pas festës akoma nuk është marrë asnjë masë e zjarri vazhdon të përpijë pyllin.
Sot mbi flakë fluturoi 2 herë një helikopter por pa asnjë efekt.
Vlorës po i digjen pyjet- e askush s’po merr asnjë masë serjoze.
Ky është krim, dhe për këtë krim, fajtor nuk është ai që ndezi zjarrin, janë ata që s’po bëjmë asgjë për ta shuar. Është kaq e thjeshtë ta kuptosh se pse digjen e nga kush po digjen pyjet në zonat e jugut te vendit.
Njerëzit kanë mbetur me sytë nga qielli që të shikojnë pak shi. Se satelitët e Ramës dhe helikopterët e Vengut e kanë braktisur këtë vend.
