Kush ishte Antoine Lavoisier, babai i kimisë moderne

Kush ishte Antoine Lavoisier, babai i kimisë moderne

Më 26 gusht shënohet përvjetori i lindjes së Antoine-Laurent de Lavoisier (1743 – 1794), një nga figurat më të shquara të shkencës botërore, i cilësuar si “babai i kimisë moderne”. Lavoisier, i lindur në Paris, la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkencës duke i dhënë fund teorive të vjetra mbi natyrën e materies dhe duke vendosur bazat e një shkence të re. Me eksperimentet e tij, ai vërtetoi se djegia dhe frymëmarrja janë procese të lidhura ngushtë me oksigjenin, duke rrëzuar përfundimisht teorinë e flogistonit që mbizotëronte deri atëherë, shkruan KultPlus. Një nga arritjet e tij më të mëdha ishte formulimi i ligjit të ruajtjes së masës, i cili sot mbetet themel i kimisë dhe i shkencave natyrore: “Asgjë nuk krijohet, asgjë nuk zhduket,...