Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës ka renditur Shqipërinë si vendin me mbështetjen sociale më të ulet për familje në nevoje krahasuar me gjashtë shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor.Sipas të dhënave, familjet shqiptarë përfitojnë mesatarisht vetëm 70 euro në muaj, një shumë që përfshin ndihmën ekonomike dhe subvencionin për energjinë, 3 here me pak se vendet fqinje, një diferencë të thellë.Kosova ofron 191 euro mbështetje, Maqedonia e Veriut (207 euro)dhe Mali i Zi (267 euro), duke u rritur më tej me Serbinë (282 euro), Federata e Bosnjë dhe Hercegovina (304 euro),ndërsa nivelin me të lartë në Ballkanin Perendimor e mban Republika Srpska me 335 euro.Raporti thekson se skemat sociale në rajon përfshijnë tre kategori kryesore, ndihma për varfërinë – për të siguruar mjete minimale jetes, mbështetje për fëmijët – për familjet me të mitur.
Subvencione për energjinë – për të lehtësuar kostot gjatë muajve të ftohtë. Shqipëria, ndonëse pjesë e këtyre skemave, mbetet në fund të renditjes, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e politikave sociale te qeverise Rama dhe nevojën për rishikim të tyre.
