Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“ADN-ja” e Getinjos, lëvizje e re në karrierë
Showbiz E Martë, 26 Gusht 2025 16:14 Getinjo ka paralajmëruar publikimin e këngës së tij më të re, e cila mban titullin “ADN”. Projekti pritet të publikohet pas pak ditësh dhe tashmë ka ndezur pritshmëritë e fansave. Pas bashkëpunimit me Mozzik në “P9 & Ice”, që u mirëprit nga publiku, Getinjo vjen këtë herë në versionin solo me një këngë që sipas burimeve do të ketë një energji krejt të veçantë. Edhe pse detajet për klipin dhe stilin muzikor mbeten ende të paqarta, pritja për “ADN” po rritet nga dita në ditë. Reperi i njohur për tekstet e drejtpërdrejta dhe stilin unik, synon ta shndërrojë “ADN” në një tjetër sukses që do të shtojë më tej reputacionin e tij në skenën muzikore shqiptare dhe përtej...