Basha kryetar i Kuvendit në Kosovë, Gazetari Seiti: Mundësitë janë të kemi zgjedhje të parakohshme

 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të marten duke i dhënë fund tejkalimit të ngërçit politik të nisur me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Por si e sheh këtë zhvillim gazetari i Syri TV Gazment Seiti?Për të është hapja e rrugës për të shkuar Kosova në zgjedhje të parakohshme.  

“Nëse nuk arrihet dot të zgjidhet qeveria e re me 61 vota pro lind e drejta për të shkuar në zgjedhje të parakohshme me zgjedhjet e parlamentit të ri. Të bën përshtypje votimi kundër i Nismës Social Demokrate për Dimal Bashën.

Mundësitë janë shumë të mëdha që të kemi zgjedhje të parakohshme. Sepse dy partitë opozitare PDK e LDK nuk besoj se do të votojnë për qeverinë e Albin Kurtit.

Albin Kurti deri tani ka 57 deputetë, por duhen 61 vota për të formuar qeverinë e re.

Janë pazaret që mund të bëhen me komunitetet apo deputetët që mund të tregtohen nga “PDK” e “LDK” e Kosovës.

Mund të jetë dhe një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe partive të tjera për të zgjedhur kreun e ri të Kuvendit dhe për ta çuar në vendin në zgjedhje të parakohshme. Sepse vetë propozimi i Dilmal Bashës nga VV ishte në mëdyshje, ndërsa brenda PDK-së kishte kundërshtime për zgjedhjen e Bashës në krye të kuvendit”

Basha i mori 73 vota për, 30 kundër, ndërsa tetë deputetë abstenuan.  Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.