Aksidenti tragjik/ Halla e dy vajzave: Ishin nisur për të shitur misra në Sarandë! Punonin për kurimin e vëllait me leucemi

Aksidenti tragjik/ Halla e dy vajzave: Ishin nisur për të shitur misra në Sarandë! Punonin për kurimin e vëllait me leucemi

Dhimbja e madhe ka kapluar familjen e dy motrave Dhimaku që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Sarandë pasi makina e tyre u aksidentua nga makina e 23 vjeçarit, Kevin Norra, i cili rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit. Elvisa dhe Rezina, dy studente në Tiranë, kishin dalë mbrëmjen e 24 gushtit nga shtëpia për të shkuar në Sarandë, aty ku punonin për të ndihmuar familjen, por 30 minuta pas largimit nga banesa, familjarët u njoftuan për tragjedinë. Ndërsa fjalë nuk kanë për të përshkruar tragjedinë që po përjetojnë, halla, xhaxhai dhe daja i vajzave duke folur për korrespondentin e Top Channel bëjnë apel që të ndihmohet familja për kurimin e djalit të tyre të vetëm 7 vjeçar, i cili vuan nga leuçemia. Ata thonë...