Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
10 vjet ‘Art House’, më 13 shtator çelet ekspozita ‘Homeward’
Në muajin shtator, Shkodra do të presë ekspozitën “Homeward”, një ngjarje e veçantë kulturore që shënon 10-vjetorin e “Art House”. Ky projekt artistik, i themeluar një dekadë më parë nga artisti i njohur Adrian Paci, është kthyer ndër vite në një hapësirë ku arti takohet me intimitetin e shtëpisë, duke u bërë një qendër e reflektimit dhe imagjinatës kolektive. “Këto dhjetë vite kemi organizuar shumë takime, shumë biseda, shumë projektime, uorkshope. Kemi organizuar festivalin ‘Ekrani i Artit’. Kemi organizuar botimet e ‘bulëzave’. Por një nga momentet me të rëndësishme të ‘Art House’ në këto 10 vite ka qenë eksperienca me ‘Art House School’,” tha artisti Paci. Ekspozita “Homeward” do të sjellë sërish së bashku artistët që kanë formësuar dhe shoqëruar këtë udhëtim dhjetëvjeçar, me vepra...