halla e vajzave Dhimaku
SARANDË-Mes dhimbjes dhe lotëve familja Dhimaku ka hapur dyert e moritit në fshatin Kopacëz te Delvinës, për ndarjen nga jeta si pasojë e aksidentit tragjik të dy vajzave, Elvisa 22 vjeç dhe Rozina 20 vjeç. Familjarë e të afërm kanë bërë apel për ndihmë për djalin e vogël 10 vjeç, i cili vuan nga leuçemia.
Familjarër mes lotësh tregojnë se dy vajzat shisnin misra në qytetin bregdetar të Sarandës, për të mbuluar shpenzimet e kurimit. Babai i dy vajzave merret me blegtori, ndërsa e ëma kujdeset për djalin e sëmurë. Halla e vajza, thotë për Report Tv se mbrëmjen kur ndodhi aksidenti, Elvisa dhe Rozina kishin mbaruar njërën prej punëve dhe ishin kthyer në banesë për të çlodhur.
“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi.Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh”, tregon Shahide, halla e dy vajzave.
“Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.
“2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.
23-vjeçari, Kevin Nora që shkaktoi aksidentin tragjik është arrestuar. Nora po udhëtonte me një mjet tip “Audi”, i cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi skëterr ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip “Lancia” ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre. Përplasja ka rezultuar fatale për dy motrat Rozina dhe Elvisa Dhimaku, të cilat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar opinionin publik./ZËRI
