Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjermania nuk planifikon të njohë një shtet palestinez, Merz: Kushtet për shtetësi nuk janë përmbushur
Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha sot se Gjermania nuk do t’i bashkohet një iniciative nga aleatët perëndimorë për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm në Nju Jork. Merz i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez Mike Carney, i cili tha muajin e kaluar se Kanadaja planifikonte të njihte një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Britania. “Pozicioni i qeverisë federale është i qartë për njohjen e një shteti palestinez. Kanadaja e di këtë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj iniciative. Ne nuk besojmë se kushtet për shtetësi janë përmbushur në asnjë mënyrë në këtë kohë”, tha Merz. Gjermania beson se njohja...