Situata me zjarret, vihet nën kontroll vatra në Bogovë

Pamje nga aksioni i fikjes së zjarrit

SKRAPAR– Ministria e Mbrojtjes bën me dije se vatra e zjarrit që u aktivizua gjatë natës në fshatin Bogovë të Skraparit është vënë nën kontroll. Në këtë aksion morën pjesë efektivë të shumtë të forcave të armatosura, ndërsa situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut.
NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES:
Informacion mbi situatën e zjarrit në Bogovë Skrapar.
Vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar është vënë nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrit të saj.
Forcat operacionale janë organizuar prej orës 5:30 të mëngjesit duke ndjekur vijën e zjarrit dhe siguruar perimetrin e jashtëm të saj.
Morën pjesë në aksion:
30 efektivë të FA
22 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse të qarkut Skrapar, Berat dhe Poliçan.
20 forca bashkiake, 5 pyjorja dhe 15 nga shërbimet.
Situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut.