Bullgaria ‘fabrikë baruti’ për NATO-n, Rheinmetall do të ndërtojë uzinën më të madhe të artilerisë

Bullgaria ‘fabrikë baruti’ për NATO-n, Rheinmetall do të ndërtojë uzinën më të madhe të artilerisë

Predha artilerie 155 mm dhe baruti i NATO-s do të prodhohen në Bullgari sipas dy marrëveshjeve të përbashkëta që shteti ballkanas ka lidhur me gjigandin gjerman Rheinmetall. Këtë e njoftoi kreu i GERB-it, Boyko Borisov, pasi u takua me drejtorin ekzekutiv të Rheinmetall, Armin Paperger në Dyseldorf, duke thënë se marrëveshjet do të hartohen brenda tre javësh. "Fabrika e barutit do të jetë aq e madhe sa dy fabrika gjermane këtu, më e madhja në Evropë. Ky është produkti më i rrallë për momentin dhe i jam jashtëzakonisht mirënjohës z. Paperger që zgjodhi objektet e Vazovski Mashinostroiteleni Zavodi (VMZ) për këtë fabrikë shumë të madhe", tha Borisov. Ai e quajti fabrikën për predha artilerie 155 mm "jashtëzakonisht të rëndësishme për ushtrinë bullgare dhe për Evropën në tërësi", duke...