Trump kërcënon me tarifa të reja për vendet që “diskriminojnë” kompanitë amerikane të teknologjisë

Trump kërcënon me tarifa të reja për vendet që “diskriminojnë” kompanitë amerikane të teknologjisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të martën se do të vendoste tarifa dhe kufizime eksporti për vendet që ai thotë se po synojnë kompanitë amerikane të teknologjisë. “Taksat ose ligjet e shërbimeve dixhitale, si dhe rregulloret në tregjet dixhitale, janë hartuar në çdo rast për të diskriminuar ose dëmtuar kompanitë amerikane”, tha zoti Trump nëpërmjet Truth Social. Komentet duket se u drejtoheshin posaçërisht vendeve dhe organizatave evropiane që kanë miratuar ligje që rregullojnë shërbimet dixhitale. Bashkimi Evropian, për shembull, ka miratuar “Aktin e Tregjeve Dixhitale” (DMA) dhe “Rregulloren e Tregut të Vetëm të Shërbimeve Dixhitale” (DSA), të cilat trajtojnë konkurrencën dhe kontrollin e përmbajtjes. Britania gjithashtu vendos një taksë mbi shërbimet dixhitale. Nëse masat që “diskriminojnë” kompanitë amerikane nuk hiqen, zoti Trump nuk e...