Shpella e Spilesë do rijetëzohet, Ministria: S’do të tolerohet asnjë lavazh apo ndërtim abuziv që cenon monumentin

Shpella e Spilesë do rijetëzohet, Ministria: S’do të tolerohet asnjë lavazh apo ndërtim abuziv që cenon monumentin

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar pas denoncimeve të fundit lidhur me Shpellën e Spilesë në Himarë, se ajo po shndërrohet në lavazh apo pronë private. Në një deklaratë zyrtare, MEKI thekson se Shpella e Spilesë është Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimeve nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes. Deklarata e plotë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informon se, falë marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë. Theksojmë se Shpella e Spilesë është një Monument Kulture i...