Qarkullonte me armë zjarri në Tiranë, arrestohet

Qarkullonte me armë zjarri në Tiranë, arrestohet

Një 38-vjeçar që lëvizte me makinë i armatosur është arrestuar nga Policia e Tiranës, teksa rezulton i proceduar më parë për të njëjtën vepër penale. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në rrugën e Arbërit, ku u ndalua automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin Besmir Bajraktari 38 vjeç, banues në Burrel. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Ndaj Besmir Bajraktarit u mor masa e ndalimit për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.