Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            POSTMORTUM PER ARTUR ZHEJIN – Vdekja që vjen për të na treguar se si duhet jetuar
                            Nga Albert Vataj Një zemër pushoi, por jo një zë, një prej atyre zërave të gjëmimshëm, mëtimeve të përkora dhe mendimeve të shuguruara në dritën e dijes. Një trup u nda nga fryma. Një mendim që s’u këput nga kafshimi i terratisës i Amokut. Një jetë u mbyll, por jo jehona e saj, ajo që kaploi krejtkund mendimi i shpirtit të bukur bëhet qiell për krahët e çdo fluturimi, buzë për këngët e çdo gazmimi, shpresë për ëndrrat e çdo ngulmimi.Vdekja erdhi befas, siç zgjedh gjithnjë të vijë një e paftuar, në një ditë feste, në një tryezë të ngrohtë familjare, sikur të donte të kujtonte se ajo nuk ka kalendar, nuk njeh orë gëzimi, as ditë zie. Ajo hyn, me të vetmen madhështi që...