Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij, arrestohet i riu
Policia e Himarës ka arrestuar pronarin e një hoteli në Borsh pasi ka kërcënuar me armë dy punëtoret e tij. Në pranga u vu 26-vjeçari Emanuel Shkëmbi. Gjatë konfliktit verbal me punëtoret në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, 26-vjeçari i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë. Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë shtetasi A.Sh, babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo, si dhe një shtetas tjetër, P. B., 76 vjeç, që fshehu armën pas konfliktit. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit...