Parandalohet ngjarja kriminale në Borsh, 26-vjeçari kërcënon me armë punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë

Parandalohet ngjarja kriminale në Borsh, 26-vjeçari kërcënon me armë punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë

Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh. Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë. Procedohen penalisht babai i 26-vjeçarit, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve, si dhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi: •E....