Ministri i Jashtëm gjerman në Kroaci: Gjermania do ta nxisë anëtarësimin e Ballkanit në BE

Ministri i Jashtëm gjerman në Kroaci: Gjermania do ta nxisë anëtarësimin e Ballkanit në BE

Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dëshiron ta nxisë procesin e zgjerimit të BE me këto vende. Ai beson se Kroacia ka një rol kyç për të luajtur në këtë drejtim. “Tani duhet t’i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha politikani i CDU-së gjatë një takimi me homologun e tij Gordan Grlic Radman në kryeqytetin kroat, Zagreb. “Shpresoj që Kroacia të luajë një rol aktiv dhe vendimtar si një shoqëruese”, shtoi ai. Wadephul: Anëtarësimi në BE gjithmonë çështje gjeopolitike Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi konsiderohet më i përparuari në procesin e...