Poezi nga Havzi Nela
Po, o nanë, po,N’emën të ligjit jam arrestue,E duert m’i kthyen prapa policët e zi,N’hekur me tutjus m’i kanë ngujue!Me gazin 69 u pamë sy ndër sy,Si me keqardhje m’u ba se më vështroi,E kur lëshova kambën mbrenda me hy,M’u ba se psherëtiu, m’u ba se rënkoi!Ndoshta e ndjeu veten fajtor,Pse erdhi e më mori përsëri!Ndoshta i gjori ishte lodhë,
Gjithkah n’udhtim nëpër Shqipni.Gjithkund tue shkue nëpër atdhe,Sa djem nanash kështu po i merr!Si nji kuçedër në “Shqipnin’ e re”Emni i tij ka futun tmerr!Ti mos u druej, o Nana ime,Sido të bahet jam pa faj,Qëndro malsore, mbahu trime,Mos e mbyll jetën me vaj!Djali yt s’ka me t’turpnue,Gjinin tand s’do ta tradhtojë,Shqiptar i ndershëm ka me qëndrue,Po prehnin tand do ta kërkojë.Ka me dasht me t’pasun pranë,Ta vështrosh, ta ledhatosh,E nji fjalë t’ambël me ia thanë,Plagët zemrës t’ia shërosh!Pusho, mos qaj, o nanë e mjerë,Ti me mue s’je kënaqun kurrë.N’merak e mall ke qenë përherë,Qysh i vogël dhe sot burrë!Qysh nand’ vjeç m’ke nxjerrë prej shpie,Jetim, pa babë, bukën me nxjerrë;M’shkule nga prehni prej vorfnie,Vetë jam rritun derë më derë!Tri ditë bashkë s’i bamë në votër,Shtëpia jonë nuk qeshi kurrë;Kurrë s’u ulëm në nji sofër,Kurrë, o Nana ime, kurrë! / KultPlus.com

Leave a Reply