Urdhri i ri hyri në fuqi, mbi 30-vjeç nuk bëhesh dot polic

Urdhri i ri hyri në fuqi, mbi 30-vjeç nuk bëhesh dot polic

Nëse je mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie. Ky është urdhri i ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici. Mosha për tu pranuar në polici urdhëron ministri i Brendshëm është deri në 30 vjeç. Që do të thotë ky është viti i fundit ku kriteri i moshës nuk është marrë parasysh në konkursin që po mbahet në Akademinë e Sigurisë për vitin akademik vijues. Me shtimin e strukturave në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër numri i efektivëve është 12 mijë e 300, megjithatë sërish ka vakanca. Për nivelin bazë llogaritet se mungojnë...