Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shpërndarja e librave shkollorë, Xhixho: Propagandë e qeverisë
Partia e Lirisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për shpërndarjen e librave falas për nxënësit, duke e cilësuar si akt propagandistik. Zv/kryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, ka akuzuar qeverinë se po mashtron publikun, pasi sipas saj, vetëm nxënësit e klasave I deri në III përfitojnë tekste të reja. Ndërkohë, për klasat IV deri në IX, librat që shpërndahen janë të përdorur dhe shpesh në gjendje të keqe, duke detyruar prindërit t’i blejnë sërish në treg. “Propagandë e vjetër dhe aq e konsumuar sa edhe librat që u shpërndahen fëmijëve. Tekstet e papërdorshme që qeveria i jep falas shërbejnë vetëm për postimet e kryeministrit, por jo për të ndihmuar realisht familjet shqiptare,” shkruan Xhixho në reagimin e saj. Ajo theksoi se nuk ka...