Njeriu që qëndron pas The Beatles

Njeriu që qëndron pas The Beatles

58 vite më parë, bota e muzikës humbi një nga figurat kyçe të saj: Brian Epstein, menaxheri i famshëm i Beatles, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Londër më 27 gusht 1967. Vdekja e tij papritur la grupin e famshëm britanik të tronditur dhe u konsiderua një pikë kthese në karrierën e tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në shpërbërjen e grupit disa vite më vonë. Epstein, i lindur në vitin 1934 në Liverpool, ishte djali më i madh i një familjeje hebreje që drejtonte një dyqan muzikor. Ai u dallua për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të parashikuar hite muzikore dhe talentin për të krijuar shfaqje tërheqëse, duke e transformuar dyqanin e familjes në një pikë referimi për adoleshentët. Ai zburi imazhin...