Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës, kush është Egert Hoxha

Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës, kush është Egert Hoxha

Emërimi i parë në bashkinë e Durrësit, ndërsa në shtator pritet rifreskimi i trupës së drejtorëve dhe administratorëve. Nga sot, Bashkia e Durrësit ka një nënkryetar të ri. Ing. Egert Hoxha u prezantua të hënën në këtë detyrë, duke ngritur siparin e emërimeve të tjera të pritshme në ditët në vazhdim. Hoxha vjen nga sektori i energjisë. Për më shumë se një vit drejtoi OSHEE Durrës, ndërsa më herët ka qenë drejtor i kontrollit dhe zbatimit të standardeve në Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE-së, Tiranë. Me formim inxhinier elektrik dhe eksperiencë të gjatë në menaxhim, ai pritet ta sjellë këtë përvojë edhe në drejtimin vendor. Hoxha plotësoi vendin e lënë bosh nga Renis Mullaj, i cili mori drejtimin e Spitalit rajonal Durrës pas fitimit të...