Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump paralajmëron takim me Kim Jong Un
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, “në një moment të caktuar”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi kohën apo vendin e mundshëm të takimit. “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Kim Jong Unin,” tha Trump, duke theksuar raportet personale me liderin verikorean. Deklarata erdhi pak para pritjes së homologut të tij të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, në Shtëpinë e Bardhë, ku do të diskutohet edhe strategjia e SHBA-së ndaj Koresë së Veriut. Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë qenë shtete të ndara që nga fundi i Luftës Koreane në vitin 1955 dhe ndajnë një kufi shumë të militarizuar, duke e bërë çdo zhvillim diplomatik shumë të ndjeshëm...