Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Alarm në det! Shpëtohen 6 fëmijë nga mbytja në plazhin britanik, dy përfundojnë në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Aberavon Beach, pranë Neath Port Talbot në Uellsin Jugor, ku gjashtë fëmijë u gjendën në vështirësi serioze në det. Sipas autoriteteve, Port Talbot Coastguard Rescue u njoftua menjëherë pas raportimeve se disa fëmijë po rrezikoheshin nga dallgët. Tre prej tyre u shpëtuan duke përdorur një litar shpëtimi, ndërsa pjesa tjetër u nxor nga uji nga oficerët e shpëtimit që hynë vetë në det. Në operacion mori pjesë edhe Porthcawl Coastguard, ndërsa fëmijët e shpëtuar u morën në kujdes nga personeli mjekësor. Fillimisht ata u kontrolluan në vendngjarje dhe më pas u transferuan te paramedikët e Shërbimit të Ambulancës së Uellsit. Një zëdhënës i këtij shërbimi bëri të ditur se në vendngjarje u dërguan tre...