Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë
Zjarri në pyllin me pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës, është përhapur me shpejtësi. Në operacionin për vendosjen në kontroll të vatrës së zjarrit, përveç ekipeve në terren po angazhohen dhe 4 helikopterë, të cilët po operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës. Po punohet dhe për identifikimin e vatrave të reja ose për të evidentuar raste të zjarrvënies së qëllimshme, raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi. “Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM...