Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ ‘Ku përfunduan 13 milionë euro të EkoParkut?’ Balliu: U zhdukën paratë e shqiptarëve
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka vazhduar me denoncimet e tij ndaj fenomenit të korrupsionit qeveritar në Shqipëri. Me një video të publikuar në Facebook, Balliu bën pyetjen ku përfunduan 13 milionë eurot të EkoParkut të Durrësit, një aferë ku është përfshirë drejtpërdrejt Edi Rama. Me video denoncimin e tij në rrjetet sociale, Balliu ngre pyetjen se si ka mundësi që zhduken miliona euro dhe nuk hetohet askush në këtë aferë gjigante. Denoncimi i Klevis Balliut: Ku përfunduan 13 milionë euro të EkoParkut? Si është e mundur që një aferë e tillë, ku janë zhdukur miliona euro nga taksat e qytetarëve, të mos hetohet? Pse drejtësia hesht? Pse nuk merret në pyetje firmëtari i kësaj afere, ai që ka vënë vulën mbi...