Pa babanë që i vr*u nënën, vajza: Mami bërtiste për ndihmë, ai e tërhoqi nga flokët

Pa babanë që i vr*u nënën, vajza: Mami bërtiste për ndihmë, ai e tërhoqi nga flokët

Burri që vrua gruan, është lajmi që ka tronditur mbarë opinionin publik në shtetin fqinj, por dhe në vendin tonë. Vajza 18-vjeçare e çiftit Nakoleci ka folur për televizionin grek ”Mega”, duke treguar të gjithë dinamikën. Ajo shprehet se ishte dëshmitare e të gjithë krimit dhe pa se si i ati vrau me thikë nënën e saj. 18-vjeçarja thotë se nuk do që ta shikojë më të atin. 40-vjeçari Pandeli Nakoleci e goditi me thikë në kraharor bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, pas sherrit për xhelozinë. Sipas tij, ajo e tradhtonte dhe një fëmijë që kishte humbur nuk ishte i tij, por i një burri tjetër. Vajza: U grindën sepse babai im ishte shumë xheloz. Pyetje: Nuk janë grindur më parë? Vajza: Janë grindur por...